Aktorja turke Gizem Karaca duket që origjina e largët e sjell drejt Shqipërisë, e për pasojë në venat e saj ka pak gjak shqiptari.
Aktorja e cila ka luajtur në serialin “Dashuri pa fund” ka publikuar një video ku duket gjyshja e saj duke folur shqip. Aktorja bukuroshe, dikur Mis Turqia, ka publikuar një video nga Instagram ku ka një bisedë me gjyshen e saj.
Kjo e fundit teksa mbesa i flet turqisht, ia kthen në gjuhën shqipe. Ndonëse një shqipe me theks turk, kur e dëgjon tingëllon lezetshëm. “Ulu cupë dhe hajde shkojmë”, dëgjohet të thotë gjyshja e Gizem. Duket që aktorja ka një kuriozitet për gjuhën shqipe, ndaj ajo pyet gjyshen e saj për disa gjëra./Xing.al/
