Gjatë vizitës së kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në Sofje, me kërkesë të kryeministrit bullgar Bojko Borisov është aktivizuar shoqërimi ceremonial motorik, që praktikohet vetëm gjatë vizitave të presidentëve të shteteve.
Deri tani, qeevria e Borisovit këtë lloj shoqërimi e ka shoqëruar vetëm gjatë vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel, transmeton Gazeta Lajm.
Sipas praktikës ndërkombëtare, kjo paraqet nivelin më të lartë të mikëpritjes për kryeministrin Zaev dhe delegacionin qeveritar që dy ditë qëndroi në Sofje.
