Burri pa duar merr patentë shoferi, pasi mësohet të vozisë me këmbë (Video)

VIKRAM AGNIHOTRI NGA INDORE E INDISË, E KA MARRË PATENTËN E SHOFERIT MEGJITHËSE NUK KA DUAR, PASI ËSHTË MËSUAR TË KONTROLLOJË TIMONIN ME NJËRËN KËMBË, TEKSA ME TJETRËN PEDALET E GAZIT.

Instruktorët e kanë shikuar me vëmendje 45-vjeçarin, teksa e ka ndezur veturën dhe derisa e ka përfunduar vozitjen, para se t’i japin licencën, transmeton Telegrafi.

Burri që i kishte humbur duart gjatë një aksidenti sa ishte shtatëvjeçar, gjithmonë e kishte pasur ëndërr të vozisë, por mungesa e gjymtyrëve nuk e ka lejuar.
“Ka shumë njerëz që vozisin me këmbë, por kjo nuk është zyrtarisht e lejuar. Amendamentet ligjore duhet të ndryshohen dhe të lejohet kjo gjë për njerëzit me nevoja të veçanta”, ka thënë Agnihotri.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si ia del ai të vozisë përkundër vështirësive fizike.