Emrat e mundshëm për zëvendësim të prokurorit Zvërlevski

Nisja e procedurës për shkarkim të prokurorit Publik, Marko Zvërlevski sjell edhe dilemën se kush do ta zëvendësonte të njëjtin, meqë kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se ai person duhet të jetë ekspert, i pa ndikuar politikisht dhe i cili ka përvojë në fushën e jurispodencës.

Mediat dje kanë publikuar disa emra, ku si kandidatë të mundshëm për pozitën e prokurorit konsiderohen, avokati Xvonko Davidoviq, notarja Loria Vanevska, avokati Aleksandar Tortevski, profesoresha universitare Gordana Buzharovska dhe Gordan Kallajxhiev.

Avokati Davidoviq, i cili në opinion njihet si kritikues i ashpër i sistemit gjyqësor të deritashëm në Maqedoni.

Krahas tij, si të përshtatshme për këtë funksion e shohin edhe notaren Vanevska e cila njihet me aferën “Fikom” ku ajo është e keqpërdorur për të cilën ajo publikisht ka kërkuar drejtësi.

Profesoresha Buzharovska si pjesë e Plenumit të Studentëve thirreshe kundër reformave të cilat pushteti paraprak i futi në arsimin e lartë. Ajo në publik haptazi ka drejtuar kritika ndaj sistemit gjyqësor dhe ka përkrahur punën e Prokurorisë Speciale Publike.

Përkrah saj me qëndrime dhe aktivitetet ka qenë edhe kolegu Kallajxhiev.

Ai bashkë me Tortevskin kanë nxitur reagime të shumta në publik që kur prokurorja Janeva u pat shpreh se ata ishin këshilltar juridik të tyre.

Ndërsa në lidhje me këto emra ka komentuar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, i cili tha se zëvendësi i prokurorit Publik shtetëror, Marko Zvërlevski, duhet të jetë i pavarur dhe i besueshëm.

“Qëllimi i reformave që BE-ja i kërkon nga vendi juaj kanë të bëjnë me de-partizimin dhe de-politizimin e gjyqësorit. Çështja e emërimit të prokurorit të ri të shtetit është çështje për të cilën Parlamenti i vendit tuaj do të vendosë nëse do të zgjedhë kryeprokuror të ri. Nëse Kuvendi vendos të emërojë një Prokuror të ri shtetëror, ne si BE sinqerisht shpresojmë dhe presim që ai person të jetë i pavarur, shumë profesional, me autoritet dhe me kredibilitet që të mund të udhëheq me këtë institucion”, është shprehur Zhbogar.