Krahu i UÇK-së po rikthehet fuqishëm brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.
Agjencia e lajmeve INA, duke u thirrur në burime brenda partisë së Ahmetit, mëson se, në zgjedhjet e ardhshme lokale shumica e kandidatëve për kryetar komunash, duke filluar nga Saraji e deri në Likovë, do të jetë njerëz të UÇK-së, ose bashkëluftëtar të Ali Ahmetit dhe Hazbi Likës.
Sic mëson INA, Kësaj rradhe Ahmeti ka vendosur të ec i sigurt duke u mbeshtur në bashkëluftëtarat e tij, njerëzit më meritor të luftës së vitit 2001
Sipas këtyre informacioneve, në komunën e Sarajit kandidati i BDI-së do të jetë Rafiz Haliti, i njohur si komandant Mësuesi.
Agjencia e lajmeve INA mëson se për komunën e Cairit përmendet dy emra me ndikim të fuqishëm tek elektorati shqiptar.
Në rastë se nuk kandidon kryetari aktual Ize Mexhiti njeriu që gëzon mbështetje të fuqishme tek populli në rajonin e Shkupit dhe Tetovës, përmendet Rami Qerimi, ish-komandant i UCK-s, ish-kryetar i komunës së Tearcës, tani Sekretar Gjeneral i Komunës së Cairit.
Qerimi, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Hazbi Likës, pritet ta rikthej elektoratin e humbur dhe përgjysmuar në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ndërkaq, për komumën e Haracinës, nga rradhët e BDI-së, do të garoj pjesëtari tjetër i UÇK -së, Xhezmi Sulejmani.
Në lëvizje tjetër, interesante përflitet edhe emri i komandant Qufës, i cili pritet të garoj nga Uniteti për kreun Studenicanit, por qe burime brenda BDI-së theksojnë për INA, se i njëjti do të mbështetet nga partia e Ali Ahmetit.
Agjencia e lajmeve INA mëson se, për komunën e Butelit nga rradhët e BDI-së janë duke u përfolur dy kandidatë serioz, të cilat gëzojnë edhe mbështetjen e degëve dhe nëndegëve të partisë.
Emrat e përfolur janë, Arben Reqica, dhe një komandant që gëzon mbështetje të fuqishme nga dega dhe popullata në përgjithësi.
Në komunën e Likovës, kjo parti pritet ta nominoj ish-komandantin e UCK-së, Jahi Jahiu nga fshati Vishticë.
