Bekim Tateshi përmendet si drejtor i Klinikës së sëmundjeve të syve në Shkup. Ai do të emërohet nga ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, i cili ka theksuar se zgjedhjet e drejtorëve do të vijnë pas konsultave me ekipin e tij këshilldhënës dhe me specialistët e klinikave.
Ndryshime do të ketë edhe në klinikën e urologjisë, ku në vend të Mihajllo Penev, vjen Sasho Dohçev, ndërsa në ortopedi do të jetë Alen Saveski.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, konfirmoi se gjatë periudhës së ardhshme gati të gjitha do të kenë drejtorë të ri.
Ai shtoi se borxhet janë të të gjitha klinikave dhe se do të ketë revizion pa përjashtim.(INA)
