Ndodh për herë të parë në Maqedoni: Ezani thirret në presidencën e Gjorgje Ivanovit (VIDEO)

Për herë të parë sonte me rastin e Iftarit që është shtruar në presidencën e Gjorgje Ivanovit është thirrur Ezani.

Në Iftarin e shtruar nga Presidenti Gjorgje Ivanov ka qenë i ftuar Reis Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së, si dhe figura tjera polike dhe fetare.