Iljasa Salihu nga Kumanova ka komentuar iftarin e organizuar nga Bashkësia Islame e Maqedonisë ku morën pjesë vetëm persona publik dhe politikan, raporton portali “tetova1”.
Salihu në profilin e tij në facebook shkruan:
Meqë i ftuat në iftar, ftoni edhe në xhami. Jo, jo se politikanët e pushtetit janë të interesuar vetëm për barkun, kurse ftuesit vetëm për interesin e ulët. Politikanët dhe njerëz kryesisht të pasur, BFI-ja i fton nëpër iftare, kurse besimtarët e sinqertë të cilët nuk kanë ndonjë famë në shoqëri nuk i fton, por me ngulm prej tyre kërkon fitra. Kjo i bie se prej të varfërve i kërkon fitrat, kurse të pasurit i ushqen. Tmerr e shkuar tmerr! /tetova1/
Maqedoni Salihu: Prej të varfërve i kërkoni fitrat, kurse të pasurit i ushqeni
