Lufta për postet e eshalonit të tretë vazhdon edhe më tej të jetë aktive dhe e nxehtë.
Pas përcaktimit të zëvendës ministrave nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, një luftë tjetër për të zënë postin e drejtorit, del edhe ajo e televizionit shtetëror.
Sipas informatave deri tek të cilat ka arritur portali Ant Press, personat në gjah të këtij posti janë, profesori i nderuar Sefer Tahiri, i cili ka një përvojë të jgatë sferën e mas medies dhe Juristja Bisera Jordanovska. mundësitë janë që në drejtimin e këtij mediumi të kyçen që të dy, siç edhe deri më tani ka ndodhur, njëri të drejtojë postin e drejtorit dhe tjetra postin e zëvendësit.
Përndryshe, Radio televizioni i Maqedonisë, viteve të fundit, është drejtuar nga drejtor Maqedonas, ndërsa në postin e zëvendës drejtorit, për dy mandate radhazi është gazetari i njohur nga Tetova, Harrun Ibrahimi, i cili është para pensionit.
