Shkarkimi i Zvërlevskit do të bëhet në seancën e Kuvendit me 3 korrik

Propozimi i Qeverisë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevski, është në rend të ditës në seancën e gjashtë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që është caktuar për 3 korrik.

Sipas asgjendeës së seancave, shkarkimi i Zvërlevskit është pika e fundit, respektivist e 30-ta e rendit të ditës në seancën e gjashtë të Kuvendit, që do të mbahet më 3 korrik.

Përndryshe, Qeveria e miratoi shkarkimin e tij, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publik (KPP) u shpreh pozitivisht, pra e pranoi propozimin qeveritar. Me 61 vota, Kuvendi mundet që ta shkarkojë Zvërlevskin.

Qeveria në seancën e së premtes, javën e kaluar, e mori vendimin për shkarkimin e Zvërlevskit, ndërsa më parë edhe Këshilli i prokurorëve publik dha mendim pozitiv, gjegjësisht e pranoi propozimin e Qeverisë për shkarkimin e prokurorit aktual shtetëror publik.