Me anëtarësimin e Malit të Zi NATO ka filluar një dinamikë e pandalshme për zgjerimin e saj

Pranimi i Malit të Zi në Aleancë tregoi se procesi i zgjerimit të NATO-s me vendet e rajonit ka fituar vrull që është i pandalshëm dhe do të sjellë edhe më shumë siguri për rajonin, por edhe më shumë siguri dhe stabilitet kontinental. Optimizmi në integrimin euro-atlantik të Maqedonisë është restauruar dhe klimën e mirë duhet që ta përdorim për të përmbyllur këtë proces të gjatë,” kanë thënë sot Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ambasadori i Malit të Zi Predrag Mitroviç.

Shekerinska uroi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke theksuar se kjo është dëshmi se kur do të realizohen reformat në shtet, parimi i dyerve të hapura në NATO, funksionon. “Mbështetja nga fqinjtë në këtë proces intrgrues është e rëndësishme. Maqedonia e ka ndryshuar kursin e saj, ne duam që ta ndryshojmë ambientin në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me vendet e regjionit, që do të jetë ndihmesë për Maqedoninë në arritjen e aspiratave strategjike”, ka thënë Sheqerinska. Ajo gjithashtu ka theksuar se Qeveria është e gatshme që t’i intensifikojë obligimet reformuese, në përputhje ne vendimet e Samitit të NATO-s në Varshavë dhe me anëtarësomin në NATO do të kontribuojë drejt sigurisë regjionale dhe evropiane.

Ambasadori Mitrovic ka shprehur gatishmërinë e Malit të Zi për çdo lloj ndihme dhe mbështetje në rrugën e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe falënderoi për ndihmën e Maqedonisë në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, duke pasur parasysh se Maqedonia përmbushi detyrimet e saj të anëtarësimit Aleanca para disa vende të rajonit që tashmë janë pjesë e Aleancës.