Bruksel, udhëheqësit e BE-së mblidhen në samit dyditor

Udhëheqësit e Bashkimit Europian mblidhen sot në një samit dyditor në Bruksel. Agjenda e bisedimeve do të dominohet nga Brexit-i dhe siguria.

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të ofrojë një marrëveshje për qëndrimin e shtetasve të BE-së në Britani dhe për të drejtat e tyre të punësimit. Siguria do të jetë po ashtu lart në agjendë, sidomos pas sulmeve terroriste që kanë goditur Londrën dhe Parisin, së voni.

Në samitin e BE-së, për herë të parë do të marrë pjesë presidenti i ri i Francës, Emmanuel Macron. Në prag të samitit, Macron tha se beson në kapacitetin e Evropës për të transformuar botën me Francën si forcë lëvizëse.