Pas përpjekjeve nga qeveria e re për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët e saj Greqinë dhe Bullgarinë, ekspertët thonë se ka disa reforma të rëndësishme që duhet të zbatohen urgjentisht brenda vendit që të kemi përparim drejt strukturave euro-atlantike.
Deaft plani i qeverisë për të eliminuar të gjitha pengesat për hyrjen në Bashkimin Evropian është pothuajse gati dhe pritet të precizohet nga vizita e komisioneri i BE-së Johannes Hahn të hënën dhe pas futjes së të gjitha vërejtjeve nga ministritë që janë të lidhura me çështjet evropiane, thonë burime nga qeveria të cilat paralajmërojnë se plani do të bëhen edhe publik. Këto burime thonë edhe se gjërat kryesore që duhet të bëhen shpejt janë të lidhura medisa fusha. Sipas Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci, bëhet fjalë për dy prioritete të lidhur me agjendën evropiane.
“Para së gjithash duhet të forcohet roli mbikëqyrës i Parlamentit mbi autoriteteve rregullatore, të forcohet gjyqësori, para se gjithash zgjedhja egjykatësve dhe kontrollin ta ketë Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve publik,” , thotë Troshanovski.
Sipas tij, fushat si departizimi i administratës, edhe pse është e rëndësishme, përsëri ky proces do të jetë i gjatë dhe nuk do të ketë rezultat për një kohë të shkurtër.
Ardita Abazi-Imeri nga Instituti për Politikë Evropiane, megjithatë, përmend tre elemente kryesore. Edhe për të më e rëndësishme është reforma gjyqësore për të cilat, thotë aja, është e nevojshme një proces gjithëpërfshirës i cili do të përfshinte organizatat dhe shoqëritë civile. Një tjetër gjë shumë e rëndësishme, thotë Abazi-Imeri është që të çlirohen institucionet e robëruara, një term që shpesh është përdorur për të përshkruar kontrollin e partisë mbi aparatit shtetëror.
“Tani ne duhet të bëjmë përpjekje për të ndarë shtetin nga partia. Fokusi duhet të jetë mbi sundimin e ligjit dhe rekomandimeve të Priebe dhe veçanërisht në fushën e përgjimit të komunikimeve, duhet të ketë një mbikëqyrje gjyqësore dhe parlamentare funksionale “, ka thënë Abazi-Imeri.
Megjithatë, qëndrimi i kryeministrit Zoran Zaev se pret që tërhiqet rekomandimi i kushtëzuar për Maqedoninë për të qenë pjesë e BE në vjeshtën e këtij viti dhe një datë për të filluar negociatat për anëtarësim në vitin 2018, për të është tepër ambicioze. Një gjë e tillë mund të pritet, tha Abazi-Imeri, nëse vërehet një progres deri në fund të vitit dhe të gjendet modalitet për të hapur kapitujt 23 dhe 24.
Sipas Troshanovskit përsëri, megjithatë do të duhet të pritet për një përparimin në negociatat rreth kontestin me emrin me Greqinë. Athina mbetet edhe më tej një pengesë dhe atje si duket nuk ka vullnet thelbësor për t’i tejkaluar pengesat, ka thënë ai.
“Unë nuk pres që të ndodhë nonjë progres euroatlantik, siç janë hapja e kapitujve kështu edhe anëtarësimi në NATO deri sa të zgjidhet çështja e emrit, nuk do të ndoshë”, vlerëson Troshanovski.
Përveç Komisionerit të BE-së Johannes Hahn në Shkup javën e ardhshme pritet të mbërrijnë dhe ekipi i ekspertëve i udhëhequr nga Reinhard Priebe. Me të do të duhet të vërtetohen masat konkrete, hapat dhe korniza kohore deri kur do të duhet të rrumbullakësohen detyrat.
