Milloshoski: Arta Toçi nuk është e denjë për zv/ministre të jashtme

Milloshoski ka shprehur dyshime të madh për propozimin për zgjedhje të Arta Toçit si zv/ministre për punë të jashtme, për shkak se siç tha ai, të qëndrimeve të saja skandaloze për emrin eshtetit dhe të integritetit territoriaj të Maqedonisë.

“Sa u përket propozimeve për zëvendës ministra unë kam disa pyetje. E para, për zv/ministër për punë të jashtme është propozuar kandidatja Arta Toçi. Në në ditët e kaluara kemi parë shumë lëvizje kontraverze të cilat kanë të bëjnë me punët e jashtme.Por a është Arta Toçi e përshtatshme, kjo është një pyetje e madhe ende qëndron në pikëpamjet e saja të botuar në një letër shkencore që Maqedonia Perëndimore duhet t’i takojë Shqipërisë? A është Arta Toçi i denjë të jetë zv/ministër i Jashtëm në qoftë se vendi i saj të cilin duhet që të përfaqësojë në një punim shkencore e quan si FYROM? “, ka pyetur Milloshoski i VMRO-DPMNE-së.

Në fund, ai ka thënë se për shkak të kësaj sjellje të kandidatit për zëvendës ministër të jashtëm, dyshon në sinqerisht e përfaqësimit të shtetit në sferën e punëve të jashtme.

“Ne besojmë se një sjellje e tillë e pahijshme me nënçmim të integritetit territorial të Republikës dhe emrit kushtetues i jep arsye që Arta Toçi nuk do ta përfaqësojë me ndershmëri Maqedoninë në politikën e jashtme”, ka përfunduar Milloshoski.