Ndryshimet në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoni po sjellin edhe shkarkimet në nivelet e poshtme drejtuese të policisë, të cilat janë njohur për akte dhune ndaj shqiptarëve, por edhe vetë maqedonasëve.
Sëfundmi është shkarkuar edhe shefi i njësitit “Alfa”, Ivica Antevski, i cili në profesion është automekanik, por kaloi në nivele të larta drejtuese për shkak të mbështetjes së Mjallkovit.
Në vend të tij është emëruar Sllave Dimishkovski.
