Një 38-vjeçar shqiptar, me banim në lagjen “Agios Panteleimonas” në Athinë, ka përfunduar në pranga pasi akuzohet se ka përdhunuar bashkëshorten e shokut të tij.
Sipas mediave greke, shqiptari ka shkuar te shtëpia e shokut në momentin që gruaja e tij ka qenë vetën në banesë. Ndërkohë policia vendase ka deklaruar se ai fillimisht e ka dhunuar dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.
Gjithashtu bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ndodhur më 18 qershor dhe autori u arrestua një ditë më pas, shkruajnë mediat vendase. /E. S/
