Shpërthim në bazën e NATO-s në Turqinë Perëndimore (FOTO)

Një shpërthim ka tronditur një baze ushtarake të NATO-s në Turqinë perëndimore.

Media turke bëjnë të ditur se shpërthimi ka ndodhur pranë një objekti të NATO-s në provincën e Izmirit

Ai ka dëmtuar një mur të objektit ushtarak por nuk është raportuar për te lënduar .

Eksplozivi thuhet të ketë shpërthyer në orën tetë sipas kohës lokale.

Policia ka siguruar zonën dhe po heton shkakun e shpërthimit.