Përfundoi edhe pjesa e fundit e rrjetit të kanalizimit bashkë me zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Zhelinë.
Për shkak të disa mos marrëveshjeve pronësoro-juridike, punimet në këtë pjesë ngelën pa përfunduar, por me arritjen e marrëveshjes, komuna e Zhelinës e përfundoi me sukses edhe këtë projekt.
Në vendbanimin Zhelinë, përfundimisht çdo amvisëri mund të kyçet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërsa komuna vazhdon me realizimin e punimeve në zonën industriale.
