Tetovari arrestohet në Tabanoc, kërkohej për “tentim për përdhunim”

Dje rreth mesditës, është arrestuar 25 vjeçari me inicialet F.B nga fshati Striminicë i Tetovës, i dyshuar për veprën pelane “tentim për përdhunim”

Policia kufitare e ka arrestuar 25 vjeçarin në pikën kufitare Tabanocë, i cili më pas është dorëzuar edhe në konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Përgjithshëm, dhe është mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme.