“Funerali Elezi”, kompania për transportin e kufomave/funereleve në atdhe

‘Funerali Elezi’ është kompani me përvojë shumë vjeçare që bën bartjen/transportin e kufomave për në atdhe. Stafi profesional në krye me z.Elezi kryejnë shërbim të shpejtë dhe korrektësi të jashtzakonshme.

 

‘Funerali Elezi’ me seli në Duseldorf, ju ofron shërbimin e bartjes/transportit të kufomave nga vendet europjane si Gjermania, Zvicra, Austria, Slovenia, Luksemburgu, Hollanda, Belgjika Franca, Italia, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka, për në atdhe, si në Kosovë, Shqipëri, Preshevë/Kosovë Lindore dhe Maqedoni.

 

Transporti i kufomave bëhet me makina moderne të specijalizuara për këtë shërbim, si dhe me transport ajror/aeroplan.

Gjithashtu, kompania jonë ju ofron edhe shërbime administative, rregullim të dokumentacionit përkatës pë transferim të kufomës, porositje të arkivoleve si dhe organizim të ritualeve fetare sipas kërkesës.

Kompania ‘Funerali Elezi’ gjithmonë në shërbimin tuaj për të ngushlluar dhe ofruar dinjitet lotëve tuaj.

 

PSE DUHET T’NA ZGJIDHNI NE?

Humbja e jetës të së afërmëve është një përvojë tronditëse e cila përkeqësohet vetëm nga çështjet e transportit dhe ato administative/ligjore si dhe praktike që dalin e veçanërisht kur ndodh një vdekje në një vend të huaj.

Ne në ‘Funerali Elezi’ kemi punuar me ri-atdhesime ndërkombëtare të kufomave për shumë vite dhe kuptojmë plotësisht se sa ri-atdhesimet mund të jenë të komplikuara dhe të shtrenjta, veçanërisht kur institucionet qeveritare, të tilla si ambasadat dhe konsullatat, ofrojnë pak ndihmë për kthimin e të ndjerit në atdheun e tyre.

 

Misioni ynë është për të ndihmuar atje ku të tjerët nuk munden. Ne përpiqemi të ofrojmë një shërbim që do t’ju ndihmonte në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me riatdhesimin ndërkombëtar, duke e mbajtur koston financiare në një minimum gjatë një kohe tashmë të vështirë për familjen.

 

Reputacioni i kompanisë tonë është ndërtuar mbi njohuritë e forta të procedurave ligjore, traditave dhe kujdesit që ua ofrojmë klientëve tanë. Kemi punuar shumë për të fituar njohuritë që kemi sot dhe kemi ndërtuar marrëdhënie të forta me institucionet e varrimit, kompanitë ajrore, institucionet qeveritare, agjencitë e ndihmës dhe institucionet fetare anembanë Europës perendimore për të siguruar që shërbimet tona të funksionojnë normalisht dhe me kosto efikase.

Stafi ynë profesional në krye me z. Elezi mund t’ju ofrojë ndihmë dhe këshilla për çdo çështje që ka të bëjë me transportin ndërkombëtar të të dashurit tuaj të vdekur. Ne mund të kujdesemi për çdo çështje administrative, ligjore dhe logjistike që mund t’ju pengojnë për sjelljen e të dashurit tuaj të vdekur në vendin e tyre të pushimit përfundimtar si dhe mund të organizojmë edhe ceremonitë e varrimit.

Stafi ynë është i ndjeshëm dhe me konsideratë ndaj të gjitha feve, kombësive dhe mund të bëjë marrëveshje që do t’i përshtaten nevojave tuaja.

Ne krenohemi si një kompani me arritje globale. Stafi ynë dhe automjetet speciale janë të bazuara në një numër vendesh europjane si në Gjermani, Zvicër, Austri, Sloveni, Luksemburg, Hollandë, Belgjikë Francë, Itali, Suedi, Norvegji dhe Danimarkë, për të siguruar një shërbim të shpejtë të riatdhesimit për ata që mund të dëshirojnë t’i sjellin të afërmit e ndjerë në shtëpi si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë/Kosovën lindore.

‘Funerali Elezi’ është kompani e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve të riatdhesim të kufomave për anëtarët e publikut të gjerë. Sidoqoftë, ne gjithashtu ju ofrojmë shërbimet tona edhe institucioneve qeveritare, klientëve të korporatave dhe kujtdo që ka nevojë për to.

‘Funerali Elezi’ është një kompani globale që ofron shërbime të riatdhesimit të kufomave dhe punojmë së bashku me institucionet qeveritare dhe private në vendet e theksuara europjane. Pavarësisht nëse është detyrë administrative apo logjistike, bëjmë gjithçka: nga marrja e dokumenteve, transportimi, ndërlidhja me gjykatësit ose konsullatat dhe rezervimi i fluturimit deri në ceremoni varrimi. Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni për të diskutuar nevojat tuaja dhe ne do të sigurohemi që t’i akomodojmë ato.

Personeli ynë multikulturor mund të kujdeset për të gjitha besimet, kombësitë dhe fetë. Ne kemi njohuri të gjera të të gjitha aspekteve ligjore të riatdhesimit të kufomave si dhe traditave anembanë. Ne japim informacione 24/7 dhe nëse na zgjidhni të kujdesemi për të dashurin tuaj të vdekur ne do të kujdesemi për të gjitha sfidat logjistike dhe administrative për ju dhe do t’ju informojmë çdo hap të rrugës.

 


*Artikull i paguar