Mbrëmë në spitalin e Gostivarit ka ndërruar jetë pacientja 62 vjeçare me iniciale U.V. nga ky qytet. Pak kohë pasi ka ardhur në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, ajo ka ndërruar jetë.
Mjeku kujdestar ka konstatuar se U.V. ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit të përjetuar. Rasti është paraqitur edhe në polici rreth orës 23, kurse me urdhër të Prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion. Para 10 ditëve ndërroi jetë një vajzë 15 vjeçare gjatë transferimit nga spitali i Gostivarit në Shkup.
