Këngëtari i njohur Blero sot ka paralajmëruar një hit të ri, i cili do të jetë krejtësisht më ndryshe nga këngët e tjera.
Blero këtë herë vjen me një bashkëpunim ndërkombëtar. Për këtë projekt Blero ka bashkëpunuar me kompaninë RotonMusic të Rumanisë.
“Out of my head”, titullohet kënga e cila është në bashkëpunim me Franques dhe JD dhe pritet të publikohet sonte në orën 18:00.
Ndërsa po e njëjta këngë vetëm në versionin shqip do të publikohet nesër në po të njëjtën kohë.
“Kompania RotonMusic e Rumanisë përmes menaxherit të kompanisë Next Level Admir Jakupi ka kërkuar bashkëpunim me mua për 10 projekte. Ky projekt që lansohet sot është i parë që do të lansohet në treg”, ka thënë Blero për Express.
