Qytetarët e anketuar në anketën e fundit të Brima galupit janë përgjigjur se në cilin politikan kanë më pak besim.
Sipas kësaj ankete në listën e politikanëve të cilët qytetarët kanl më pak besim prinë Nikolla Gruevski me 27.6 %, ndërsa i pasuar nga Zoran Zaev me 18.7 %.
Elektorati maqedonas nuk i beson as Gruevskit e as Zaevit të cilët në këtë segment kanë rejting pre 26.1 %. Por Nikolla Gruevski është më pak i besuar tek elektorati shqiptar dhe atë 25.6 % e shqiptarëve nuk i besojnë Gruevskit, ndërsa mendim negativ për Zaevin kanë vetëm 0.3 %.
Edhe tek etnitë tjera situata e mosbesimit ndaj dyshes Gruevski Zaev është e njejtë, përkatësisht 41.3 % e të anketuarve nga etnitë tjera kanë shprehur mendim negativ ndaj Gruevskit, kundrejt 18.3 %.
Në këtë anketë të Brima Galup International janë përfshirë 1193 qytetarë të moshës mbi 18 vjet.
