KF Shkëndija 2004 fituese e turneut për nder të Dëshmorëve të Haracinës

Në Haracinë është zhvilluar sot (e premte) turneu memorial në futboll të vogël për nder të Dëshmorëve të Haracinës të rënë në Betejën e Haracinës në vitin 2001. Në këtë turne kanë marrë pjesë katër ekipe të gjeneratave 2004, dhe ate KF Shkëndija nga Haracina, Gobleni nga Kumanova, Fortuna nga Hasanbegu dhe Rinia Matec.

Në ndeshjet gjysmëfinale KF Haracina mundi Fortunën me rezultat 7-1, kurse Rinia mposhti Goblenin 4-1. Në ndeshjen finale KF Shkëndija mundi Rininë me rezultat 5-1.

Ndeshjet janë zhvilluar në sallën e sporteve në Haracinë. Organizatorët të këtij turneu të parë ishin Xhelal Mamuti dhe Nijazi Bajrami, të cilët ndanë kupa për ekipet pjesëmarrëse.

Të theksojmë se ekipin e KF Shkëndija e ka udhëhequr i mirënjohuri, Sulltan Baba.

“Ishte kënaqësi e madhe që më gëzuan me kupë. Është hera parë që shpallem fitues me gjeneratën e vitit 2004. Është ky viti i parë dhe i fundit për mua sepse këta djem do të vazhdojnë karrierat e tyre në klube të tjera”, tha Sulltan Baba./lajm