Eksperti evropian Rajhard Pribe ka arritur në Maqedoni dy ditë më herët nga vizita e planifikuar. Pribe mbajti një ligjëratë para pjesëmarrësve të Shkollës për të drejtë natyrore në Ohër. Pribe refuzoi të jap deklarata politike si dhe të përgjigjet se cilat janë porositë e tij për qeverinë e re të Maqedonisë rreth implementimit e rekomandimeve të tij në raportin e dy viteve më parë.
“Sot nuk do të jap asnjë deklaratë politike. Erdha për të marrë pjesë në konferencën për demokraci dhe të drejtën natyrore. Kjo është arsyeja e vetme e vizitës sime në Ohër”.
