Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi në një intervistë të dhënë për Super Sport përballë gazetarit Dritan Shakohoxha rrëfehet zbulon jo pak prapaskena të panjohura kurrë më parë për publikun.
Strategu italian ka treguar për herë të parë se Gashi dhe Xhaka, kërcënuan të braktisnin kombëtaren në “Peros Gurioc” gjatë europianit, kur morën vesh se nuk ishin titullarë ndaj Francës.
”Unë jam një njëri që përpiqem ti mbroj lojtarët e mi i menaxhoj siç besoj se është e drejtë. Nëse me duhet të ndërhyj, ti masakroj e bëj. nëse duhet ti mbroj publikisht e bëj duke marrë unë fajin.
Erdhën një apo dy ditë para ndeshjes me Francën kur panë se nuk kishin fanellat e titullarëve. Erdhën të dy, menduan se ishin më të fortë të dy, do të më trembnin ndoshta, më thanë kemi parë që s’ke ndër mend të na bësh të luajmë, ne duam të shkojmë në shtëpi.
Këtu ju thashë, prit priit, prit pak ndalu, nuk është se shkoni ju në shtëpi , ju dërgoj unë në shtëpi. Pastaj ju thashë edhe shumë gjëra të tjera, dhe që nga ai moment nuk ikën në shtëpi. Ulën armët dhe ikën të flinin. Unë ju thashë ju dërgoj unë në shtëpi dhe qëndruan”, u shpreh De Biasi.
