Gruevski uron Fitër Bajramin

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“Festat e mëdha fetare janë mundësi që tu kthehemi vlerave dhe traditave që janë themel i fesë Islame, por edhe feve të tjera. Këto momente t’ua kushtojmë familjes, të ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe të përmbahemi nga mendimet e këqija”, shkruan mes tjerash në mesazhin e urimit të kreut të VMRO-DPMNE-së.