Ja kur do falet Namazi I Fitër Bajramit në Tetovë

Sot ka përfunduar muaji I shejtë I Ramazanit dhe nesër për besimtarët musliman është festa e Fitër Bajramit.

Dita e Fitër Bajramit fillon me faljen e Namazit të Sabahut dhe më pas namazin e Fitër Bajramit.

Në Tetovë dhe rrethinë namazi I Sabahut do të falet në orën 4 e 26 minuta, ndërsa namazi I Bajramit do të falet në orën 5 e 45 minuta.

 

Pas faljes së Fitër Bajramit në viset tona është traditë që të vizitohen varrezat dhe më pas hahet sofra e Bajramit. Gjatë ditës besimtarët vizitojnë farefisin e tyre. /Tetova1/