Për çfarë votojmë? Mendimet e tre profesorëve të ekonomisë

Nje burre me vajzen e tij, duke votuar ne mjediset e shkolles Edith Durham, per zgjedhjet lokale ne Tirane. /r/n/r/nAn Albanian man casts his vote at Edith Durham school, on June 21, 2015. Albania votes to elect mayors after a territorial reform that consolidated the number of local government units to 61 down from 373. These elections are considered an important test for the government of Prime Minister Edi Rama and his reforms two years after he was elected.

Qytetarët shqiptarë këtë të diel do të vendosin me votën e tyre se kush do t’i qeverisë në katër vitet e ardhshme.

Por kjo nuk është e vetmja pyetje që votuesi do të marrë në konsideratë. Më e rëndësishme për të në fakt nuk është se kush qeveris por se si do të qeveriset. Askush nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare as sot e as pas një viti për këtë, aq më tepër që gjithçka do të zhvillohet në një realitet dinamik.

Mirëpo ne mund të gjykojmë, votuesi mund të vlerësojë në vija të përgjithshme atë që pritet të bëjë secila forcë politike, bazuar në programin elektoral.

Në vija të përgjithshme e majta vijon të jetë për një mandat vijues dhe me korrektime në taksa e reforma, ndërkohë që e djathta vjen me premtimin për ulje drastike të taksave, me objektivin për të ndërtuar një Republikë të Re.

Mes premtimeve të pakta janë ata që i kuptojnë dhe i interpretojnë me saktësi premtimet e partive dhe programet e tyre ekonomike. Për t’i ardhur në ndihmë votuesit ne morëm mendimin e tre prej profesorëve më të mirënjohur të ekonomisë në vend, të cilët në mënyrë telegrafike bëjnë një shpjegim të programeve ekonomike që na kanë paraqitur partitë dhe mundësisë që ata kanë të zbatohen në realitet.

Profesor Selami Xhepa, president i Institutit Europian “Pashko”, presidenti i UET, Adrian Civici dhe profesor Arben Malaj, rektor i Universitetit “Luarasi” sjellin vlerësimet e tyre kritike për atë çfarë premtuan partitë e mëdha politike për garën e 25 qershorit 2017.