Një person ka mbetur i plagosur pasi dikush e ka ther me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kjo ka ndodhur rreth një orë më parë.
“Ju informojmë se sot me datën 24.06.2017 rreth orës 20:30, PK ka pranuar informate për një rast therje me thikë që dyshohet të ketë ndodhur ne sheshin “Zahir Pajaziti””, ka bërë të ditur Policia e Kosovws.
Tutje ata kanë treguar se njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion dhe kanë konstatuar se ka ndodhur një rast therje me thikë.
“Personi i lënduar është dërguar menjëherë ne QKUK për tretmanit mjekësor, ndërsa te dyshuarit, dyshohet se kane ikur ne drejtim te fakulteteve Juridik / Ekonomik, drejt rrugës “Agim Ramadani”. Vlen të ceket se njësia e hetuesisë dhe forenzikes kanë dalë ne lokacion për ta bërë ekzaminimin e vendit te ngjarjes”.
Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive si dhe janë ne kërkim te personave të dyshuar.
VIDEO: https://www.facebook.com/tvprishtinaoficial/videos/1266031300160694/
