Rinia e Lr-PDSH kërkon që kryeshefi i Policisë të Tetovës mos të jetë nga Gostivari

Rinia e LR-PDSH-së Tetove, me shkrim do i sygjeron Kryesisë qëndrore te partise që në negociatat në prag të ndarjes së eshallonit të tretë e më poshtë, të insiston me kembengulje përpos tjerash të mer edhe Kryeshefin e SPB-së Tetovë.

Të rinjtë e LR-PDSH-së Tetove aludojnë që si kuadër më i përshtashem dhe më i pregaditur për tu përballur me këte sfidë në policine e çorientuar të Tetoves e Gostivarit, të drejtohet nga Rushit Ismani aktualishtë Krye Inspektor i zbulimit te krimit të organizuar në MPB -Shkup me seli në Tetovë.

CV-ja e Ismanit është tejetë e begatur nëprimtarinë e tij, si Profesorë ne arsim, udhëheqës në Telekom dhe Postat e Maqedonise e 15 vitet e fundit në sektorë të ndryshë të Organeve të puneve të brendshme ku në vitin 2008-të ka ushtruar dhe menaxhuar funksionin e Kryeshefit të Policisë Kriminalistike në Tetovë.

Pra, bëhet fjalër kuadër të pregaditur policorë, profesionistë dhe të deshmuar në të gjitha nivelet e veprimtarisë së tijë të gjer tanishme andaj mendojmë se ky profil kuadër do arësyeton vetëveten dhe sygjerimin tonë./Tetova1