Në letrën e UEFA-së, dërguar deri te FFM-ja, janë notuar 18 mungesa, të cilat duhet të përmbushen që të realizohet ndeshja mes Real Madridit dhe Mançester Junajted në suazat e Super Kupës.
Pajisjet e klimës në stadium nuk janë të lidhur me sistemin UPS
Nuk është i qartë komunikimi ndërmjet personelit të stadiumit dhe furnizuesit të energjisë elektrike
Nuk ka të instaluar energji elektrike në pjesën e televizioneve
Në sallën për preskonferenca, nuk ka të instaluar sistem ventilimi
Në pjesë të ndryshme të stadiumit, nuk janë vendosur 50 televizorë me nga 50 inç
Një pjesë e pajisjes për WI-Fi nuk është instaluar
Nuk është vendosur shtresë betoni për kamionët e TV produksioneve
Nuk është kompletuar pjesa për punën e fotografëve
Nuk ka plan të plotë dhe të detajuar për evakuimin e stadiumit
Të gjitha këto vërejtje janë shqyrtuar në seancën e mbrëmshme të qeverisë, në të cilën është konstatuar se lëshimet janë bërë nga ana e Shoqërisë aksionare për menaxhim me hapësirë banesore dhe afariste dhe nga ana e qeverisë së mëparshme. Qeveria e angazhoi Sekretariatin e përgjithshëm, të bashkëpunojë me ministrit kompetente që ti ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe në afat prej tre ditëve të gjejnë mënyrë për mbajtjen e UEFA Super Kupës.
Për marrjen e masave të nevojshme për mbajtjen e UEFA Super Kupës është e angazhuar Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me ministritë e tjera përgjegjëse. UEFA do të vijë në Shkup më 21 korrik për t’i parë kushtet për mbajtjen e ndeshjes ndërmjet Mançester United dhe Real Madrid.
Sipas Cvetko Grozdanovskit, i cili është drejtor i SHA-së për menaxhim me hapësirë banesore dhe afariste, nuk ka lëshime, por thotë se Qeveria duhet të sigurojë dy milion euro që të përmbushen standardet e UEFA-së.
“Vërejtja është në lidhje me TV Kompaunin, i cili është problemi më i madh. Në periudhën e kaluar unë bëra vërejtje për këtë, bile dhe TV21 ka transmetuar nga vendngjarja ku shihet qartë se kemi probleme me kryetarin Zhernovski. Ne erdhëm në fazën e fundit për betonim. Të gjitha këto vërejtje mund të largohen më së voni për 20 ditë”, tha Cvetko Grozdanov, SHAMHBA.
Punimet në stadium duhet të përfundojnë më së voni deri më 21 korrik kur do të bëhet kontroll nga ana e UEFA-së. Ndeshja mes Real Madridit dhe Mançester Junajted duhet të luhet më 8 gusht.
Përgatiti Miradie Hasani
