Turqi, 5 të vdekur nga rrymimi në pishinë

Tre fëmijë dhe dy të rritur, e humbën jetën nga rrymimi në një pishinë në Turqinë veriperëndimore, njoftojnë mediat lokale.

Incidenti ka ndodhur në një park argëtues në ujë, në qytetin Akiazi, 100 kilometra në lindje të Stambollit.

Drejtori i parkut, ndërsa më pas edhe djali i tij, janë hedhur në ujin e pishinës që t’ju ndihmojnë fëmijëve, për të cilët kanë menduar se po mbyten, por edhe ata kanë pësuar nga rrymimi i ujit të elektrifikuar.

Gazeta “Hyriet” shkruan se fëmijët dhe dy të rriturit janë transferuar urgjentisht në spital, por atje vetëm e kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Fëmijët kanë qenë të moshës midis 12 dhe 17 vjeç. Gazeta njofton se një person është lënduar në incident. Policia hapi hetim për rastin.

Tani për tani nuk është e qartë se si ka ardhur deri tek elektrifikimi i ujit në pishinë, që e ka shkaktuar vdekjen e pesë personave.