Vetëvendosje distancohet nga deklaratat fyese të Sadri Ramabajës drejtuar komunitetit mysliman

Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar deklaratën fyese të kandidatit të tyre për deputet në Parlamentin e Kosovës, Sadri Ramabaja, raporton Kosova Post.

Në një postim në Facebook, Vetëvendosje është distancuar nga postimi fyes ndaj komunitetit mysliman të Kosovës të bërë nga kandidati për deputet nga kjo lëvizje, Sadri Ramabaja,

Postimi i plotë:

Përmes një statusi në facebook, kandidati ynë për deputet, Sadri Ramabaja, ka komentuar një iftar të organizuar në komunën e Dardanës, me ç’rast ka përdorur gjuhë të papërshtatshme e cila ka bërë të ndjehen të fyer besimtarët muslimanë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! distancohet nga gjuha e përdorur dhe qëndrimi i Ramabajës. Shprehim keqardhje për të gjithë ata që janë ndjerë keq nga reagimi i Ramabajës, si dhe mbesim të përkushtuar dhe angazhohemi që liria e besimit të jetë e pacenueshme.