Skënderbeu mbi kalë sheh besimtarët me lutjet drejt qiellit (Video)

Një mik i Konica.al na solli pamje video të faljes masive të namazit të Fiter Bajramit në Sheshin Skënderbej. Tashmë besimtarët nuk janë falur në Bulevard, duke patur pas Skënderbeun mbi kalë, por në shesh. Skënderbeu hijerëndë ka “vigjiluar” mbi kuadratet masive të besimtarëve, dëshmi e rikthimit të besimit dhe respektimit të festës më të madhe të komunitetit mysliman.

Kësisoj Tirana bëhet si kryeqytetet e tjerë të botës myslimane..

Me gjasë vitin tjetër inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, e cila si duket nga këto pamje do jetë e vogël për të mbajtur brenda të gjithë.