Teuta feston Bajramin me Adonisin pranë babait dhe nënës së saj (Foto)

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, ka festuar Fitër Bajramin me familjen e saj të gjerë.

Ajo ka shfrytëzuar ditën ku bashkë me Adonisin kanë qëndruar në shtëpinë e babait të saj, Milazimit.

Aty ajo është pritur nga nëna dhe ku shihen edhe të afërm të tjerë, ashtu si fëmijët e tyre.

Është hera e parë që Adonisi shfaqet bashkë me vjehrrin e tij.

“Miq, me fat Fitër Bajrami. Paçit shëndet, harmoni dhe mbarësi në familjet tuaja. Paqe për të gjithë”, ka shkruar Teuta në foton e publikuar prej saj.

Miq, me fat Fiter Bajrami. Paçit shendet, harmoni dhe mbaresi ne familjet tuaja :-))) Paqe per te gjithe 🙏🙏🙏

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on