Vrasje në komunën e Sarajit, lajmet e para për 3 të vrarë

Dyshohet se dy raste të rënda kanë ndodhur, një në hyrje të Kondovës ku kan mbetur të vrarë tre persona, kurse rasti tjetër në fshatin Gllumovë ku edhe atje mendohet të jetë i vrarë një person. Sipas banorëve edhe personi që ka kryer aktin ka bërë vetëvrasje.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski konfirmoi rastin për Portalb.mk, duke thënë që në vijim do të kemi edhe detaje lidhur me ngjarjen. Qëndroni me ne.