Familjes së motrave Mustafa u shtohet edhe një këngëtar (Video)

Padyshim që të gjithë i njohim motrat Mustafa, të cilat me zërin e tyre ndër vite kanë argëtuar publikun.

Talentin për muzikën duket se e kanë trashëgim në gjene, ngase secila prej tyre këndon më mirë se tjetra.

Shenjat e para për këtë talent kanë filluar t’i shfaqin edhe fëmijët e tyre, saktësisht djali i Kumrijes i cili hyri në skenën muzikore me projektin e tij të parë.
Projekti me titull ‘Veç na dy’ është kënga e parë e Arditit, për të cilin është përkujdesur Florent Boshnjaku për tekst, kurse XL Films për klipin.