Hahn dhe Pribe sot në Shkup do të kërkojnë reforma të shpejta

Eurokomesari për zgjërim Johanes Hahn sot do të qëndrojë në Shkup ku pritet të ketë një sër takimesh me krerët e politikbërjes në Maqedoni.

Së pari Hahn do të ketë takim “tet a tet” me kryeministrin Zaev në ora 13. Gjysmë ore më vonë do të takohet edhe me delegacionin e qeverisë, që do të udhëhiqet nga Zaev, ndërsa në takim do të marrin pjesë Radmilla Shoqerinska, Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov.

Në ora 14 e 45 minuta është paraparë pres konferencë e përbashkët e komisarit Hahn dhe kryeministrit Zaev.

Tema e takimeve do të jenë sjellja e reformave urgjente dhe fillimi i hapjes së rrugës për të caktuar një datë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE