Dlegacioni i Qeverisë së Maqedonisë i udhëhequr nag kryeministri Zoran Zaev, në përbërje të së cilës janë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, është takuar me delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga eurokomesari Han.
13:15 – Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, ka arritur në godinën e Qeverisë së re. Në derë e ka pritur kryeministri, Zoran Zaev, ndërkaq Han do të marrë pjesë edhe në seancën tematike të Qeverisë.
12:00 – Agjenda e vizitës së eurokomesarit Johanes Han
Agjenda e vizitës së sotme të eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësisë të mirë, Johanes Han, fillon rreth orës 13:00 me takime tet-a-tet me kryeministrin, Zoran Zaev, ndërkaq , rreth gjys ore më vonë është e paraparë fillimi i seancës tematike të Qeverisë, kushtuar reformave urgjente prioritare për integrimet euro-atlantike në të cilën do të marrë pjesë edhe Han.
Ashtu siç njoftojnë nga shërbimi informativ i Qeverisë, kryeministri Zaev me eurokomesarin do të takohet në ora 13:10. Tet-a-tet takim, i cili është paraparë që të zgjasë 15 minuta, do të jetën ë kabinetin e Zaevit.
Në ora 13:25 duhet që të fillojë takimi i delegacionit, udhëhequr nga Zaev, në përbërje të së cilës do të jenë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov me delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga eurokomesari Han.
Në ora 13:40 është e caktuar fillimi i seancës tematike të Qeverisë për reformat urgjente prioritare, në të cilën do të marrë pjesë edhe eurokomesari Han.
Konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Zaev dhe eurokomesarit Han, është e caktuar për në ora 14:45.
Ashtu siç është paralajmëruar, në korniza të vizitës së sotme, Han, duhet të takohet edhe me liderët e partive politike, megjithatë ende nuk ka informata për terminët për këto takime.
09.00- Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, sot do ta viziton Republikën e Maqedonisë për të biseduar rreth planeve për reforma të Qeverisë së re të Maqedonisë, si dhe ta përsërisë përkrahjen e Bashkimit Evropian për vendin që t’i zbatojë reformat e domosdoshme që në të ardhmen të bëhet anëtare e Unionit.
Është paraparë që Han gjatë vizitës në Shkup të takohet me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Do të mbahet edhe takim i delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga kryeministri Zaev në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov me delegacionin e Bashkimit Evropian të kryesuar nga komisari evropian Han.
Pas takimeve do të mbahet seancë tematike e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë kushtuar prioriteteve reformuese urgjente për integrimet euroatlantike ku do të marrë pjesë edhe komisari evropian Han.
Pas përfundimit të seancës tematike të Qeverisë do të mbahet pres konferencë e kryeministrit Zaev dhe komisarit Han.
Në deklaratën e dhënë gjatë ardhjes së tij në Maqedoni, Han potencoi se e viziton Maqedoninë që të nxisë zbatimin e reformave që Brukseli pret të zbatohen në afat të shpejtë, e me qëllim që të kthehet në rrugën e integrimit evropian.
“Me përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian, vendi më në fund e tejkaloi krizën politike përmes zgjedhjeve të administruara mirë dhe formimit të qeverisë së re. Tani, Qeveria e re, së basku me opozitën, duhet të përqendrohet në zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese dhe në zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinës, me qëllim që të kthehet vendi në rrugën drejt integrimit në BE. Reformat duhet të bëhen që të përmirësohen jetët e njerëzve, të punohet për stabilitet, prosperitet dhe drejtësi. Grupi i obliguar i ekspertëve të lartë të pavarur për sundimin e së drejtës, i udhëhequr nga Rajnhard Pribe është veçmë në vend që t’i ndihmojë dhe ta këshillojë Qeverinë e re për çështje të sundimit sistematik të së drejtës”, deklaroi komisari Han para ardhjes së tij në Maqedoni.
Në ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë është duke përgatitur Plan veprues me masa dhe aktivitete të cilat duhet të ndërmerren në kontekst të eurointegrimeve, të cilat do t’i prezentohen eurokomisarit Johanes Han gjatë vizitës së tij në Shkup.
Në Maqedoni tashmë është duke qëndruar edhe eksperti gjerman, ish-drejtor i Drejtorisë për zgjerimin e BE-së, Rajnhard Pribe, i cili ditëve në vijim do të ketë takim me përfaqësues qeveritarë për Prioritetet reformuese urgjente, si dhe për planin veprues të Qeverisë për zbatimin e tyre.
Vizita e eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, si dhe drejtuesit të Komisionit Rajnhard Pribe, do te këtë qëllim ndarjen e prioriteteve të reformave të cilat pritet të realizohen dhe zbatohen në Maqedoni nga ana e Qeverisë së re./Portalb.mk/
