Kukan jep vlerësimin e BE për zgjedhjet në Shqipëri

Eurodeputeti Eduard Kukan ka dhënë vlerësimin e tij për zgjedhjet në Shqipëri, në cilësinë e drejtuesit të misionit të vëzhgimit të Bashkimit Europian.

“Më duhet të them se procesi i votimit ka qenë relativisht i qetë. Kam ndjekur nga afër votimin, dhe në disa nga qendrat e votimit në vend. Po me aq vëmendje kam ndjekur edhe deklaratat e politikanëve. Por në përgjithësi mendoj se procesi i votimit ka qenë i qetë”, ka thënë Kukan.