Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se ligji për avancimin e gjuhës shqipe do të jetë prioritet i Qeverisë. Ai këtë e theksoi në konferencën e përbashkët me eurokomisarin për zgjerim Johannes Hahn.
“Ligji për avancimin e gjuhëve është pjesë e prioriteteve, të cilat janë pjesë përbërëse të kësaj agjende, të cilën edhe sot e diskutuam”, theksoi Zaev.
“Edhe sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, njëra ndër çështjet më të rëndësishme, që duam ta përmbyllim, është avancimi për përdorimin e gjuhëve, në pajtueshmëri me të gjitha procedurat do të jetë gati. Unë jam përkrahës, është hapur debat, po diskutohet dhe do të sillet. E dini se qëndrimet e tona për këtë çështje janë të qarta, gjuhët janë mjet për t’u kuptuar dhe absolutisht nuk kemi kurrfarë paragjykimi”, tha Zaev
