Në rrugën rajonale Tetovë Jazhincës para fshatit Rogaçevë, nje autoveture e markës “Audi A4” me targa të Tetovës, e cila është drejtuar nga S.H (33) nga fshtai Slatinë, ka dalë nga rruga dhe ka goditur një pemë, transmeton Tetova1.
Me lëndimeve trupore vozitësi përmes një veture tjetër është dërguar në spitalin e Tetovë, ku pas dhënies së ndihmës së parë është lëshuar për kurim të mëtejmë në shtëpi.
Shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia jo e përshtatshme për kushtet e rrugës, kurse dëmi i përgjithshëm material kap vlerën e 100 mijë denarësh, njoftojnë nga SPB-ja e Tetovës./Tetova1/
