Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha sot se niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Kosovë është një shqetësim për të gjithë.
Këtë deklaratë, Apostolova e bëri gjatë shënimit të Javës mbi Diplomacinë Klimatike me temë kryesore “Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia efiçiente”, shkruan arbresh.info.
Ajo shtoi se një problem tjetër në Kosovës është edhe menaxhimi i mbeturinave.
“Në Kosovë ka një nivel shumë të madh të ndotjes së ajrit dhe ka probleme dhe me menaxhimine mbeturinave. Mjedisi jonë dhe klima duhet të përfitojnë më shumë në të ardhmen”, tha Apostolova.
