Eurodeputeti britanik kishte përfituar nga 10 mijë euro nga Qeveria e VMRO-së, ja cili ishte misioni i tij (Video)

Eurodeputeti britanik Robert Valter ka përfituar gati 10 mijë euro nga Qeveria e Maqedonisë në kohën e Emil Dimitrievit të VMRO-DPMNE, raportohet në emisionin 360 gradë.

Ai si pjesë e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ishte në Maqedoni në kohën e shpalljes së përgjimeve. Ai kishte ndikim edhe në hartimin e raporteve për Maqedoninë. Valter pasi që përfundon mandatin merrë detyrën e konsultantit dhe lobistit për VMRO-DPMNE, transmeton INA.

Valter kishte ndikim edhe në zgjedhjen e Jovan Ilievskit, baxhanakut të Sasho Mijallkov në postin e gjykatësit të Gjykatës së Strasburgut. Ai ishte në një nga seancat vendosëse ku ishte zgjedhur gjykatësi nga Maqedonia.

Valter kishte zhvilluar takime intensive me zyrtarë të lartë evropian dhe ato të SHBA-ve.