Fjalimi i Bashës për humbjen: Droga bleu zgjedhjet. Nuk iki nga PD

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbajtur sot fjalimin e parë pas humbjes së Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Basha akuzoi Patinë Socialiste se vodhi zgjedhjet duke i blerë më para në dorë.

Lidhur me debatin që ka shpërthyer në PD për largimin e tij, Basha deklaroi se ngrinte gjithë funksionet si kryetar i PD-së deri në zhvillimin e zgjedhjeve brenda partisë.

“Unë marrë të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Demokratët meritojnë një bilanc të plotë mes atyre që punuan me mish dhe me shpirt dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën karriget. Kam vendosur të ngrijë të gjitha funksionet administrative si kryetar dhe tua delegojë nënkryetarëve që do të zhvillojnë garën me parimin një anëtar një votë. Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha, por unë e di çfarë ka ndodhur dhe do të luftojë me demokratët”,- tha Basha.

Basha shprehu falenderimin për gjithë demokratët që i besuan në këto zgjedhje PD dhe ai. “Në zgjedhjet e 25 qershorit programi nuk mjaftoi. Në zgjedhje ndodhi triumfi i paligjshmërisë. Krimi bleu zgjedhjet. Unë dhe PD morëm një rezultat humbës. Por siç e dimë shumë shqiptarë ishin përballë ofertës së parave. Qindra mijëra shqiptarë që refuzuan të shiten janë një frymëzim për mua që projekti të mos ndalet”,- tha Lulzim Basha.