Kjo që po shihni më poshtë është ambulanca që gjendet në Komunën e Tearcës ku mbi 100 fëmijë me prindërit e tyre në këto temperatura eksterme të larta po presin që të vijë mjeku nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë, pasi në këtë ambulancë qeveria e mëparshme ka hequr mjekun si masë preventive dhe tani duhet që çdo herë prindërit të presin derisa të vijë mjeku nga Tetova, i cili brenda një dite duhet që t’i kontrollojë të gjithë fëmijët që gravitojnë në këtë komunë për t’u vaksinuar.
