Një vajzë e moshës shtatëvjeçare është në rrezik për jetë pas aksidentit që ka ndodhur në rrugën Ohër-Kërçovë. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:15.
Me lëndime të rënda ka përfunduar vajza 7-vjeçare e cila ka qenë në makinë. Ajo me urgjencë është dërguar në spitalin e Ohrit, ndërsa për shkak seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup ku po lufton për jetë.
