Dje ia shënoi tre gola Italisë, sot skuadra e madhe “çmendet” pas tij

Saul Niguez është ëndrra e Paris Saint Germain këtë verë.

Talenti i Atletico Madridit që një ditë më parë me tre gola mposhti Italinë duke ia sigurua Spanjës finalen e Kampionatit Evropian për U21, po kërkohet nga PSG-ja.

‘Marca’ shkruan se skuadra franceze tashmë ka përgatitur ofertën për Niguezin.

Duke ditur dënimin që ka Atletico Madrid ku i ndalohet të transferojë lojtar deri në janar të vitit 2018, vështirë të besohet se do të lejohet largimi i 22 vjeçarit, por ndonjë ofertë e madhe e PSG-së mund të shtyjë skuadrën spanjolle të ndryshoje mendje./Tetova1/