Dramë dashurie në Tetovë… 17 vjeçarja largohet nga shtëpia

Më 26.06.2017, në ora 20:20 në Stacionin e policisë në Tearcë, A.SH. (43) nga fshati Sllatinë ka raportuar se më 20.06.2017 në ora 07.00 orë nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e saj 17 vjeçare.
Sipas saj, vazja ka mundësi që të jetë tek SH.R. në Tetovë.

E zhdukura më 26.06.2017 diku rreth orës 19:00, përmes rrjetit social Facebook i ka shkruar babait të saj se gjendet tek personi i lartëpërmendur SH.R.

A.SH. për rreth një viti e gjysëm ka jetuar tek personi SH.R dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë e maltretuar psiqikisht dhe fizikisht. Ky rast ishte lajmëruar në SPB e Tetovës me 23.03.2017 dhe pas kësaj date A.SH. deri më 19.06.2017 jetoi tek nëna e saj.